Sociale Më shumë

Tubim protestues për shtëpizat në Bunë

Prej tvteuta16:53, 7 Tetor 2016

Mbrëmë në sallën e madhe të Kuvendit Komunal u mbajt një tubim protestues i pronarëve të shtëpizave të peshkatarëve në lumin Buna, për shkak se katalogu i ri i këtyre objekteve parashikon që ato të jenë pjesë e ankandeve publike. Ato kanë paralajmëruar edhe nënshkrimin e një peticioni kundër këtij vendimi.

Kryetarët e shoqatave të peshkatarëve të Ulqinit, Atif Hasanaga dhe Ivo Knezheviq, thanë se nuk pranojnë që dikush tjetër të marrë shtëpizat e tyre të peshkimit që i perdorin me dekada. Ato thanë se nuk dëshirojnë tensione dhe nëse hiqen të gjithë objektet nuk janë kundër, por nuk do të pranojnë kurrsesi që dikush të tallet me mundin e tyre.

  • 1

    Radio