Trump fiton 4 shtete, Klinton shkatërron Sanders
Prej tvteuta16 March 2016

Gara për nominimin e Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara vazhdon, pasi Donald Trump ka shënuar fitore vendimtare në shtetin e Floridës, por ka humbur kundrejt John Kasichit në Ohajo. Favoritja demokrate, Hillary Clinton, ka zgjeruar avantazhin e saj me fitoret në Florida, Ohajo, Illinois dhe Karolinën e Veriut. Trump fitoi gjithashtu edhe në Illinois dhe Karolinën e Veriut. Ndërkohë duket se ka përfunduar ëndrra për Shtëpinë e Bardhë për Marco Rubio pas humbjes në Florida. Sondazhet i japin gjithashtu fitore bindëse Trumpit në 5 shtetet ku votohet, megjithatë vendimi final jepet nga kutitë e votimit.