Aktuale Më shumë

Trump çmend tregjet globale, bie dollari dhe nafta

Prej tvteuta10:09, 9 Nëntor 2016

Tregjet globale të aksioneve dhe dollari amerikan kanë shkuar në rënie të lirë, pasi kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë.

Aksionet e Tokios kanë rënë për gati 5 për qind më 9 nëntor, ndërsa indekset e Hong Kongut dhe Seulit për 3.3 për qind, respektivisht 2.8 për qind.Indeksi Wall Street, ndërkaq, ka rënë për 3 për qind.Dollari amerikan po ashtu ka rënë kundrejt jenit dhe euros.

Çmimet e naftës gjithashtu kanë rënë për më shumë se 4 përqind, në 43.17 dollarë për fuçi. Shumica e tregjeve kanë favorizuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton, përballë Trumpit, pasi investitorët i kanë parë politikat e saj si vazhdim i “status quo”-së që ka krijuar presidenti Barack Obama.

  • 1

    Radio