Sporti Më shumë

Triumfon “Otrant Olimpik”

Prej tvteuta09:45, 23 Maj 2016

“Otrant Olimpik” lujti dje ndeshjen e fundit në Ligën e tretë jugore malazeze. Futbollistët e Ulqinit ishin musafir të Sllogës nga Radoviqi, dhe arritën të shpallen fitues me rezultatit 4:2. Golshënuesit ishin Gabriell Rudoviq, Herodit Sinani, Mehmet Divanoviq dhe Qamil Çaushiq. Me këtë fitore përveç që vazhdojnë të jenë të parët në tabelë, atyre u dha mundësia që në muajin në vazhdim të luftojnë në play of për Ligën e dytë.

 

  • 1

    Radio