Triumfon Italia dhe Islanda, Spanja dhe Anglia jashtë Euro 2016

Prej tvteuta10:00, 28 Qershor 2016

Kampionët në fuqi të Spanjës i japin lamtumirën Euro 2016 që në fazën e 1/8-ave. Italia triumfon me rezultatin 2-0, me gola të shënuar nga Chiellini e Pelle.Një ndeshje e jashtëzakonshme për skuadrën e drejtuar nga Conte, dominim në lojë, raste të shumta dhe një mbrojtje perfekte.Ndërsa spanjollët thuajse nuk arritën asnjëherë rrezikshëm në portën e Buffon.

Megjithatë,lojtarët e Spanjës nuk arritën të shënonin. Ndërkohë, Pelle gjen forca në minutën e parë të shtesës dhe arrin të shënojë edhe golin e dytë dhe tashmë kampionët në fuqi jane  zyrtarisht jashtë Euro 2016.Në çerekfinale një tjetër superndeshje, Gjermani-Itali.

Ndersa ndeshja e radhes,ajo e mbremjes ,Islanda ka befasuar duke eleminuar Anglinë dhe duke e mbyllur takimin në rezultatin 2-1.Anglezët edhe pse shënuan që në minutat e para me kapitenin Rooney që nuk gaboi 11-metërshin, nuk mundën të ruanin avantazhin.Sigurdsson dhe Sigthorsson përbysën situatën. Islandezët edhe pse lanë kundërshtarin të qakullonte më shumë topin u treguan me racionalë duke e mbyllur në kryesim pjesën e parë. Një paraqitje shumë e mirë e përfaqësuses debutuese që vine nga një vend me pak më shumë se 300 mijë banorë.

  • 1

    Radio