TRIUMFOJNË PESHKATARËT E TIVARIT
Prej tvteuta14 September 2015
Të organizuar nga Klubi i peshkimit sportiv “Buna” nga Ulqin,ditën e diel në Ulqin është mbajtur Kupa e tretë e Malit të Zi në peshkimin sportiv. Në garë në disciplinën karolla, gjegjësisht gjuetia e peshkut me dorë nga varka morën pjesë 12 skuadra, ndërsa vendin e parë e zuri skuadra “Pristan” nga Tivari. Vendi i dytë i takoi skuadrës “Ribar 1” nga Baoshiqi, ndërsa vendi i tretë ekipit “Delfin” nga Budva.