TRIBUNË E HAPUR
Prej tvteuta23 June 2015
Të premten, ora 10:00, në organizim të Ambasadës së Hungarisë në Podgoricë dhe Komunës së Ulqinit, mbahet Tribuna e hapur në temën “Mali i Zi dhe integrimi në Nato’’. Ambasadori i Hungarisë Krisztian Posa dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërise Ernal Filo në ligjeratat e tyre do të sjellin përvojat e vendeve të tyre në procesin e qasjes dhe anëtarësimit në këtë aliancë ushtarako-politike. Tribuna do të mbahet në Sallën e Madhe të Kuvendit dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit.