Sociale Më shumë

“Treshja” nënshkruan marrëveshjen javën e ardhshme

Prej tvteuta09:55, 8 Shtator 2016

Subjektet politike të cilët përbëjnë treshen e re opozitare, URA , Demos, dhe Partia Socialiste Popullore, do të nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen e koalicionit javën e ardhshme. Këtë e ka konfirmuar për media antari i Këshillit koordinues të Lëvizjes URA Nedeljko Rudoviq.

Ai tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të shkruhet edhe programi me të cilin ky koalicion do të dalë në zgjedhje, e pastaj do të dorëzohet lista.

Mediat ditët e fundit kanë spekulluar se këtij grupacioni mund ti bashkangjiten edhe subjekte të tjera të vogla si Bashkësia Demokratike e Boshnjakëve, Alternativa Shqiptare, lëvizja “Rezistencë pashpresës”, por deri tani nuk ka konfirmime zyrtare në lidhje me këto bisedime.

  • 1

    Radio