Tregu i “shkodranëve” do të zhvendoset në Plazh të Madh
Prej tvteuta7 November 2015
Tregu në lagjen Totosh i njohur edhe si Tregu i “shkodranëve” do të zhvendoset në Plazh të Madh. Akoma nuk ka informata zyrtare në lidhje me lokacionin e ri, por mendohet se ai do të jetë afër restoranit “Sole Mio”. Pritet që Komuna në lokacionin e ri të krijojë kushte shumë më të mira se ato që ekzistonin në vendin e vjetër, me të cilin shitësit, por edhe klientët, ishin shumë të pakënaqur.