Sociale Më shumë

Tregu në Katërkollë i furnizuar me produkte vendase,mbizotrojnë fidanet sezonale

Prej tvteuta11:22, 23 Prill 2021

Dita e enjte në Katërkollë është ditë tregu,ku në përgjithësi banorët e zonës në fjalë dalin për të tregtuar ,por edhe takuar me njëri tjetrin.

Produktet e  veta vendasit janë të detyruar që ti shesin në një treg të improvizuar.Në treg vërejmë që dominojnë fidanet e perimeve sezonale ku për një rrënjë duhet ndarë 50 cent. Nuk mungojnë as fidane të ndryshme të luleve çmimi i të cilave sillen nga 50 cent ,deri në 2 euro.

Një kilogram kubla kushton në këtë treg 2 euro,ndërsa për një gjel duhet ndarë prej 10 deri në 15 euro mvarësisht nga madhësia.

Për një kilogram miell të misrit duhet ndarë 1 euro ,ndërsa për një kilogram terhan 3 euro.

Shitësit thonë se kriza e ka bërë të vehten ,por prap janë të kënaqur me shitje pasi  janë  produktet e  tyre,nërsa konsumatorët në përgjithësi  nuk kanë ankesa në çmime. Brengosja më e madhe e tyre është ikja e të rinjëve si pasojë e papunësisë.

 

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio