Tregtarët e duhanit në Shkodër përplasen me inspektorët
Prej tvteuta11 November 2016
Aksioni antiduhan i Drejtorisë së Doganave ka shpërthyer këtë të premte në përplasje fizike me tregtarët në Shkodër.Zbarkimi për të disatën herë i oficerëve të policisë në lagjen “Rus” hasi në rezistencën e tregtarëve të cilët qëlluan me duhan edhe njërin nga oficerët si shenjë kundër aksionit.Situata u rëndua kur inspektorët tentuan të largohen me duhanin e sekuestruar. Fermerët hapën me forcë mjetin dhe e sulmuan me mjete rrethanore. Kjo është e disata herë që fermerët e duhanit përplasen me drejtorinë rajonale doganat dhe me policinë për shkak të aksioneve për sekuestrimin e duhanit i cilësuar si mall pa akcizë.