Tre viktima nga moti i keq në Shqipëri

Prej tvteuta16:42, 8 Nëntor 2016

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në pjesën më të madhe të zonave qendrore dhe veriore të Shqipërisë kanë shkaktuar viktimat e para. Deri më tani janë regjistruar tre viktima si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së të hënës.

Në Klos të Matit, Xhevahir Ndoj, 40 vjeç, raportohet i vdekur pasi është marrë nga rrjedha e lumit Mat. 40 vjecari dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e përroit në fshatin Plan i Bardhë. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 40 vjeçarit.Ndërkohë në Tiranë raportohet se lumi i Tiranës ka nxjerrë në Babrru një person të pajetë që mendohet se është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit.Në fshatin Sukë të Këlcyrës,raportohet për një 50 vjeçar ka rënë nga çatia e banesës, si pasojë e erës së fuqishme.Kastriot Spahiu ka qenë duke rregulluar çatinë e shtëpisë që i ishte dëmtuar nga stuhia dhe është rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

  • 1

    Radio