Tre persona të tjerë shërohen nga koronavirusi

Prej tvteuta16:44, 7 Prill 2020

Në Mal të Zi edhe tre persona të tjerë kanë rezultuar negativ dhe të shëruar nga koronavirusi, ka njoftuar drejtori i Qendrës Spitalore në Podgoricë, Jevto Erakoviq. Ndërkohë, tre persona janë në mjekim intensiv në këtë klinikë. Sipas Erakoviq, pritet që deri të premten të dalin nga klinika si të shëruar edhe 5 pacientë të tjerë. Tre rastet e reja i shtohen rastit të vetëm deri tani të shëruar nga koronavirusi në Mal të Zi, duke e çuar numrin total në katër.

  • 1

    Radio