Sociale Më shumë

Tre muaj burg për dhunë ndaj mësimdhënësit

Prej tvteuta26 November 2015

Gjykata Themelore solli dje vendimin me të cilin prindi Hysein Dervishi, dënohet me tre muaj burgim për dhunën e ushtruar ndaj mësimdhënësit të shkollës fillore “Boshko Strugar” Sabri Kolenoviq. Incidenti ndodhi para disa muajve në korridorin e shkollës”, kur Dervishi i pakënaqur me notën e marrë nga fëmija i tij goditi mësimdhënësin, i cili për shkak të dëmtimeve u dërgua për mjekim në spital. Dervishi para gjygjtares Sanja Miroviq e pranoi fajin, dhe si masë lehtësuese iu pranua fakti që është prind i tre fëmijëve të mitur, nga të cilët njëri i semurë rëndë, kurse si masë rënduese fakti që aktin e kishte kryer në ambientet e shkollës në prani të nxënësve.