Politikë

Politikë Më shumë

Tre anëtarët jopartiak edhe më tej në Qeverinë e besimit zgjedhor

Prej tvteuta26 August 2016

Anëtarët jo partiak në qeverinë e besimit zgjedhor Millorad Vujoviq, Boris Mariq, dhe Budimir Mugosha kanë vendosur të mbeten  në pushtetin ekzekutiv. Vujoviq, i cili është nënkryetar i qeverisë ka theksuar  se kanë sjell vendimin që të mbesin në qeveri të udhëhequr nga dëshira  që në Mal të Zi të bëhet ndryshimi paqësor i pushtetit. Ai ka sqaruar se qëndrimi i DEMOS dhe i partisë  Social  Demokratike ka qenë të mbesin në Qeveri,  kurse URA  ka kumtuar se vendimin duhet ta sjellin vet . Ai ka theksuar se marrin mbi vete përgjegjësin e plotë për vendimin të cilin e kanë sjell. Sipas fjalëve të tij përfaqësuesit e opozitës në institucionet shtetërore, në ente në drejtori dhe sipërmarrje me shumicën e pronësisë shtetërore kanë vërtetuar disa parregullsi të cilat do të përfshihen në raportet individuale dhe raportin e përbashkët për punën e qeverisë.