Sociale Më shumë

Transportuesit e nxënësve në shënjestër të Policisë Komunale

Prej tvteuta11:22, 31 Dhjetor 2015

Shërbimet e transportit të nxënësve të shkollave, ditëve të fundit fituan edhe dhuratën e parë për vit të ri.

Edhe pse të pafajshën në metodat e punës dhe të pajisur me dokumenta të rregullta, për shkak të parregullsive të cilat ndodhin në Komunës si rezultat i moshapjes së tenderave për transportin e nxënësve, ato i vizitoi inspekcioni komunal i komunikacionit, i cili nga ato kërkoi vendim për linjën e transportit.

Më flagrante në këtë procedurë është se inspekcioni e ka të njohur se ato nuk mund ta posedojnë këtë dokument pasi Komuna nuk ka hapur konkurs për këtë veprimtari. Por ky nuk është problemi i vetëm i tyre. Për Vitin e Ri ato janë në pritje të borxheve nga viti i kaluar shkollor, të cilat Komuna akoma nuk ju ka paguar, dhe në vend të shlyerjeve të tyre ato mund të ballafaqohen me dënime për parregullsi të shkaktuara jo nga ata por nga vetë Komuna.

  • 1

    Radio