Sociale Më shumë

Transparencë për prokurimet publike

Prej tvteuta10:59, 21 Prill 2016

Komuna e Ulqinit prej tani do tu mundësojë të interesuarëve që të kenë informata të hollësishme për prokurimet publike që shpall vetë Komuna.

Me të fjalë tjera qytetarët do të kenë mundësi që personalisht të marrin detaje jo vetëm për vlerën e këtyre prokurimeve por edhe hollësi të tjera që do tu mundësojnë atyre të kenë informata më të sakta nëse taksat e tyre po shpenzohen si duhet. Si shembull i parë i kësaj transparence që sapo ka filluar është njoftimi për prokurimin publik për riparimin e kalldrëmit i cili mund të gjendet në portalin e Komunës.

Të interesuarit mund të njoftohen edhe për hollësi të mëtejshme duke kontaktuar perosnat përkatës për prokurimet publike në Komunë.

  • 1

    Radio