Sociale Më shumë

TRAJNIME NDËRKUFITARE NË MES MZ DHE KS – “ZHVILLIMI I AFTËSIVE PRINDËRORE”

Prej tvteuta15:42, 24 Shtator 2016

Qendra Pedagogjike e Malit të Zi organizoj trajnim dy ditor në Ulqin me temën  “Zhvillimi i aftësive prindërore”. Bartësja e projektit Vanja Rakoçeviq për Televizionin Teuta tha se  ky trajnim vjen si rezultat i projektit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës, në të cilin marrin pjesë 20 përfaqësues të Organizatave Joqeveritare nga të dy vendet.

Berat Thaçi nga OJQ Bethany e Kosovës për Tv Teuta tha se ky projekt ka filluar prej dhjetorit te vitit 2015 dhe do të zgjasë edhe 9 muaj në vazhdim. Gjatë implementimit të projektit janë bërë vizita studimore në të dy anët e kufirit, trajnime dhe punëtori me qellim të ngritjes së kapaciteteve të pjestarëve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

  • 1

    Radio