Aktuale Më shumë

Trajneri i Spanjës: Në Shqipëri është ndeshja më e vështirë

Prej tvteuta16:58, 7 Tetor 2016

Spanja edhe pse zhvilloi një ndeshje më të mirë përballë Italisë u largua me 1 pikë nga Torino. Skuadra e Julen Lopetegui barazoi 1 – 1 edhe pse kaloi e para në avantazh duke lënë pikë të vlefshme. Në këtë sfidë u lëndua edhe Jordi Alba.Mbrojtësi do të jetë një tjetër mungesë e Spanjës ndaj Shqipërisë të dielën në Shkodër.

Trajneri Julen Lopetegui, pasi komentoi takimin me Italinë kujtoi se në “Loro Boriçi” do të jetë e vështirë.Trajner i Spanjës shprehet  se,Ishim më mirë se kundërshtari në këtë ndeshje. Duhet të nxjerrim mësime duke analizuar momentet e mira dhe të këqija. Tani në Shqipëri kemi ndeshjen më të vështirë mes të dyjave.Spanja zhvilloi një sfidë me intensitet të lartë me Italinë, duke shpenzuar shumë energji. Në Shkodër do të luhet ndeshja e gjashtë ku Shqipëria i ka humbur të gjitha të mëparshmet duke arritur të shënojë vetëm 2 gola në total.

  • 1

    Radio