Tottenhami fiton ndaj Frankfurtit, merr kreun

Prej tvteuta15:17, 13 Tetor 2022

Skuadra e Tottenhamit ka mposhtur Eintracht Frankfurtin për ta marrë pozitën e parë në grup.

Tottenhami, të mërkurën mbrëma në Londër triumfoi me rezultatin e ngushtë 3:2 në ndeshjen e Grupit D. Edhe pse ishte në disavantazh pas golit të shënuar nga gjermanët në pjesën e parë, Tottenhami u rikthye fuqishëm dhe realizoi tri gola brenda 16-të minutave. Frankfurti kaloi në epërsi më golin e Daichi Kamadas (14’), por Tottenhami u kundërpërgjigj me golat e shpejtë të Heung-Min Son (20’, 36’) dhe Harry Kanet (36’).

Frankfurti ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak pasi në minutën e 60-të u përjashtua Tuta pas dy kartonëve të verdhë. Ndërsa, deri në fund të ndeshjes, ekipi gjerman nuk arriti më shumë se ta zbusë rezultatin nëpërmjet Faride Alidou që realizoi gol në minutën e 87-të. Tottenhami pati mundësinë të shënoj edhe një gol në minutën e dytë të kohës shtesë, por sulmuesi Kane dështoi nga penalltia. Me këtë fitore, Tottenhami i prinë grupit me shtatë pikë, tri më shumë se Frankfurti që ka rënë në pozitën e fundit.

  • 1

    Radio