Torrez me “nokaut të vitit”
Prej tvteuta16:56, 28 Gusht 2022
![](http://tvteuta.com/wp-content/uploads/2022/08/torr.jpg)
Ndonëse në fillim të karrierës profesionale, boksier amerikan Richard Torrez Jr, ka dhënë një prej nokautëve të vitit. 23-vjeçari të shtunën fitoi ndaj Marco Antonio Canedo, ndërsa goditjet e tij ishin të frikshme. Torrez tashmë i ka tri fitore, të gjitha me nokaut.
Të shtunën ndaj Canedos fitoi që në raundin e parë.
Torrez ka pasur karrierë të suksesshme si amator, ndërsa në boksin profesionist i parashikohet arritja në majë.