Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Tornado në SHBA, shkon në 6 numri i viktimave

Prej tvteuta25 February 2016

Stuhi të fuqishme dhe tornado kanë goditur juglindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Tre persona humbën jetën në Virginia, një ditë pasi tre të tjerë u gjetën të pajetë në bregun e jugut të vendit.Të moshës 50, 26 dhe 2 vjeç, viktimat u gjetën rreth 300 metra larg rulotit ku jetonin, i cili u përfshi nga erërat e forta dhe stuhitë e shiut. Dëmet e shkaktuara nga tornadot janë të mëdha, veçanërisht në Virgina, Karolina e Veriut, Maliland, Pensilvania dhe Washington DC.Dy autostrada kryesore në Virginia dhe dy rrugë nacionale janë të pakalueshme si pasojë e mbetjeve që solli vërshimi i ujërave.