Tomoviq dhe Burnashova fitues të turneut deri në 10 vjet.
Prej tvteuta21 March 2016

Në klubin e tenisit “Bellevue” këtë fundjavë u mbajt turneu për tenist dhe teniste deri në 10 vjeç . Fazat kualifikuese u mbajtën ditën e shtunë , kurse gjysmefinalja dhe finalja u zhvilluan ditën e diel .Në turne morën pjesë 22 garues të cilët vinin nga vende të ndryshme të Malit të Zi, Rusia , dhe Shqipëria. Klubi i tenisit “Bellevue” kësaj radhe u përfaqesua nga dy garues Is’hak Bilali dhe Skendo Katana, ku ky i fundit u kualifikua deri në çerekfinalen e turneut. Në konkurencën e vajzave fituese doli Anna Burnashova nga Rusia e cila në finale fitoi kundër lojtares nga Klubi i tenisit Eminent nga Podgorica Iva Lakiq me rezultat 4:3, 4:3. Në konkurencën e meshkujve fitues doli Jovan Tomoviq nga Klubi i tenisit Podgorica i cili ishte më i mirë se Milos Miliq nga Klubi i tenisit Clay Park nga Tivari, me rezultat 4:1, 4:0.