Toka e Kripores: MANS dorëzon padi penale ndaj përgjegjësve për dhënien e saj nën hipotekë
Prej tvteuta5 April 2016
Organizata joqeveritare MANS ka dorëzuar në prokurori padi penale ndaj personave përgjegjës për vendosjen nën hipotekë të tokës së Kripores në mënyrë të paligjshme, shkruan në faqen zyrtare të kësaj organizate. Në këtë mënyrë pronari i Kripores Eurofondi ka marrë kredi me vlerë 5.2 milionë euro, edhe pse toka nuk është pronësi e Kripores, por kjo e fundit është vetëm shfrytëzuesi i saj. Padi është ngritur kundër 9 personave , ndër të cilët janë edhe pronarët e Eurofondit Veselin Baroviq dhe Bojsha Shotra, ish drejtori i Entit për patundshmëri Miqo Orllandiq, dhe drejtori i kadastrës së Ulqinit Xhevdet Çapriq.