Sporti

Sporti Më shumë

Tjetër sukses i Haalandit në fitoren e Cityt

Prej tvteuta23 October 2022

Erling Haaland ka shënuar edhe dy gola të tjerë me skuadrën e Manchester Cityt në këtë sezon.

City të shtunën në kuadër të xhiros së 13-të fitoi në shtëpi 3:1 kundër Brightonit që është pa fitore në pesë ndeshje.
22-vjeçari norvegjez, Haaland, i shënoi të dyja golat në pjesën e parë. Të parin e realizoi në minutën e 22-të, ndërsa të dytin, në minutën e 43-të. Haalandi tani në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat sivjet, ka 22 gola e tri asistime. 17 prej tyre i ka në Premier League. Leandro Trossard e ngushtoi epërsinë në minutën e 53-të. Por ishte Kevin de Bruyne ai i cili me gjuajtje të shkëlqyer, vendosi epilogun final të takimit, 3:1, në minutën e 75-të. City që ka zhvilluar 11 takime është i dyti në tabelë me 26 pikë. Brightoni në mesin e tabelës ka 15 pikë në 11 ballafaqime.