Aktuale Më shumë

Tivari, Elbasani dhe Reseni nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit

Prej tvteuta16:44, 5 Nëntor 2015

Kryetari i komunës së Tivarit Zoran Srzentiq, ishte për vizitë zyrtare në komunën e Resenit në Maqedoni, gjatë së cilës, me Kryetarin e Komunës maqedonase Dr. Gjoko Strezovski dhe nënkryetarin e Bashkisë së Elbasanit Klevis Xhoxhin, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, i cili thotë se këto tre qytete do të  bashkëpunojnë në fushën e trashëgimisë kulturore, por edhe në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, tha se nënshkrimi i Memorandumit ështp një fillim i  bashkëpunimit më të gjerë në mes të tri komunave, i cili do të mundësojë përparimin në turizëm, ekonomi, dhe fusha të tjera.

  • 1

    Radio