Kronikë

Aktuale Më shumë

Tivar: Edmond Mustafa i vrarë, një person i arrestuar

Prej tvteuta27 February 2024

Një burrë ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në qendër të Tivarit, i cili është i lidhur me një grup të organizuar kriminal, bënë të ditur për Portalin RTMZ nga Administrata e Policisë. Siç mësojmë bëhet fjalë për Edmond Mustafën. AP njoftoi se një person është ndaluar dhe po bëhen kontrolle të hollësishme për shkak të dyshimit se është i lidhur apo mund të jetë i lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale. Siç u njoftuam jozyrtarisht nga policia, një person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi mashkull, i cili ndodhej pranë një banke tregtare. Pasi ka qëlluar me të shtënat, sulmuesi është larguar me motor nga rruga Marshall Tito. Siç njoftojnë nga Administrata e Policisë, pas raportimit të ngjarjes, menjëherë është vendosur bllokimi i qytetit, ndërsa policia ka ndërmarrë taktika të gjera operative dhe masa e veprime teknike për zbardhjen e rrethanave dhe ndriçimin e kësaj ngjarje. “Në masat e ndërhyrjes së parë, në ambientet zyrtare të policisë është sjellë një person, identiteti i të cilit bëhet i ditur nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë dhe në lidhje me të cilin po kryhen kontrolle të hollësishme për shkak të dyshimit se ai është i lidhur ose mund të lidhet me kryerjen e kësaj vepre penale”, është bërë e ditur nga Administrata e Policisë. Oficerët e Sektorit të Kundër Krimit kanë vënë në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug” të gjitha burimet e disponueshme për sa i përket burimeve njerëzore dhe pajisjeve teknike për kryerjen e masave dhe veprimeve zbuluese në drejtim të vërtetimit dhe zbardhjes së kësaj vepre penale. Hetimet do të drejtohen nga një prokuror i Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë.