Politikë Më shumë

TIRANA ZYRTARE MIREPRET MARREVESHTJEN POLITIKE NE TUZ

Prej tvteuta15:30, 31 Tetor 2017

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshendet dhe mirëpret marrëveshjen e aktorëve politikë e shoqërorë në Tuz, Mali i Zi, për të bashkërenduar përpjekjet në mbrojtje dhe përfaqësim të interesave të shqiptarëve në Trevën e Malësisë gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Komunës së Tuzit, që do të mbahen më 26 nëntor 2017.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret ndërgjegjësimin e faktorëve politikë e shoqërorë shqiptare në Malin e Zi për të nxjerrë mësime nga problemet, dasitë dhe dështimet e së kaluarës.

Ajo konsideron se angazhimi publik për të bashkuar zërin dhe forcat për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën e rregullave të lojës demokratike për të maksimizuar rezultatin përbën rrugën e duhur dhe mënyrën më të mirë për të realizuar të drejtat që u garanton ligji dhe kuadri ligjor në Malin e Zi dhe ai ndërkombëtar, në përputhje me pritshëmritë dhe kërkesat e popullsisë shqiptare për mirëqeverisje, progress dhe begati.

  • 1

    Radio