Aktuale Më shumë

“TIKA”-Shperndau paisjeve drithëse për vjeljen e ullirit, për shoqatën e ullishtarëve nga Ana e Malit

Prej tvteuta19:08, 25 Tetor 2022

Në Katërkollë të Anës së Malit , më saktësishtë në Qendrën Islame edukative humanitare “Munira”, u bë shpërndarja e paisjeve drithëse për vjeljen e ullirit, për Shoqatën e ullishtarëve nga Ana e Malit, ky donacion u bë e mundur  nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA .

Të pranishmit i përshëndeti, Isa Aloshi përgjegjës i qendrës islamike Munira

Ibrahim Duraku kyetar i shoqatës së ullishtarëve në Anë të Malit, falëmderoj donatorët si dhe shpreson që në të ardhmën do e përfitojnë edhe mullirin për përpunimin e vajit të ullirit.

Ndarjen  e paisjeve e bëri Abdurrahman S. Toprak, Koordinator i TİKA-s në Podgoricë , ku njëherit deklaroi se TİKA ka realizuar afro 450 projekte në Mal të Zi që nga viti 2007 .

Prezent në ndarjen e paisjeve drithëse ishte edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari ku e vlerësoi këtë donacion , si dhe  tregoj se që nga ky vit ne komunën e Ulqinit u hapë sekretariati i bujqësis, si dhe premtoj se në të ardhmën do ketë më tepër përkrahje për bujqit e komunës së Ulqinit.

TİKA operon në Mal të Zi që nga viti 2007 dhe ka mbështetur më shumë se 2000 fermerë përmes projekteve të saj bujqësore.

 

Më shumë rreth kësaj, mundëni ta ndiqni në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30.

  • 1

    Radio