Tifozët e Shkupit sulmojnë lojtarët e Shkëndijës, ndërpritet ndeshja

Prej tvteuta17:54, 10 Nëntor 2022

Dueli i çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës është ndërprerë pas nëntë minutave lojë, pasi tifozët e ekipit vendas janë futur në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës, pas golit të shënuar nga Elezi.

Sulmi ndaj futbollistëve kuqezi, hyrja e disa tifozëve vendas në terren dhe gjuajtjet me fishekzajre e gjësende të forta në drejtim të futbollistëve të Shkëndijës bëri që fillimisht forcat e sigurisë të urdhërojnë tërheqjen e ekipit të Shkëndijës në zhveshtore për shkaqe sigurie.

Pas mbledhjes së delegatit, arbitrave të takimit, komesarëve të sigurisë së dy klubeve dhe FFM-së, përfaqësuesit të MPB-së së Shkupit përgjegjës për sigurinë e kësaj ndeshje dhe përgjegjësve nga Komisioni për gara pranë FFM-së, u vendos se nuk ka kushte sigurie për vazhdimin e ndeshjes.

Për vendim përfundimtar rreth epilogut pasojnë raporte shtesë për ngjarjet në këtë ndeshje nga ana e delegatit, përfaqësuesit për siguri pranë FFM-së dhe arbitrave të ndeshjes.

  • 1

    Radio