Sociale Më shumë

Thellohet bashkëpunimi mes Ulqinit dhe Luksenburgut

Prej tvteuta09:19, 20 Maj 2016

 Në Ulqin ka disa ditë që ndodhet për vizitë, delegacioni nga Luksenburgu i kryesuar nga kryetari  i Komunës së Kayl, John Lorent dhe anëtarët e këshillit komunal të këtij vendi, me të  cilin qyteti  ynë ka nënshkruar një marëveshje bashkëpunimi.Ato gjatë ditës së sotme, meqë ishte edhe dita e fundit e qëndrimit të tyre, dhanë një konferencë për shtyp, në takimin që patën në kabinet me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Ato u ndalën tek problemet e infrastrukturës në Komunën e Ulqinit, duke ditur se në përmirsimin e tyre duhet një kosto madhore, por ne do të mundohemi që me kontributin tonë të zbusim pak këtë investim,duke ditur nevojën që ka qyteti, tha kryetari i komunës së Kajlit John Lorent.Ky është fillimi i bashkëpunimit, por qëllimi jonë është realizimi I tij,vazhdoj më tej ai. Pyetjes së televizionit Teuta, për sa i përket problemit më emergjent që ato kanë parë gjatë qëndrimit në Ulqin e që kërkon zgjidhje të menjëhershme, kryetari John Lorent u përgjigj se edhe pse qëndrimi jonë në Ulqin ishte i shkurtër, dhe nuk mund të jap ndoshta një mendim të saktë, emergjent është  problemi i kanalizimit, edhe pse shoh që edhe kryetari Cungu e ka këtë qëndrim, edhe pse politikisht nuk sjell shumë benefite pasi është dicka që nuk shihet, përfundoj Lorent. Pjesë e takimit ishte edhe Esada Ramdelloviq përfaqësuese e diasporës malazese. Në fund Cungu në shenjë mirnjohjeje i dhuroj disa piktura delegacionit Kayl të Luksenburgut.

  • 1

    Radio