Politikë Më shumë

Thaci u takua me Vujanoviqin

Prej tvteuta23:57, 21 Maj 2016

Kryetari I Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, qendroi sot në Mal të Zi me ftesë të homologut, Kryetarit Filip Vujanoviq për të marrë pjesë në ceremoninë festive të 10 vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi. Siç lajmërojnë nga kabineti I kryetarit Vujanoviq, ata paten një takim bilateral në Milloçer ku kryetari Vujanoviq e falenderoi kryetarin Thaçi për avancimin e statusit të pakicës malazeze në Kosovë, duke theksuar se duhet të vazhdojë avancimi I bashkëpunimit sidomos në zhvillimin e ekonomisë.

Kurse kryetari Thaçi gjatë takimit e  falënderoi kryetarin Vujanoviq për ftesë, për përkrahjen që Mali i Zi ka dhënë për Kosovën dhe kosovarët, që nga eksodi i 1999 e deri tek njohja e pavarësisë së Kosovës.

”Kosova është më e sigurt tani kur kemi dy shtete anëtare të NATO-s në kufijtë tanë”, potencoi Thaçi.

  • 1

    Radio