Aktuale Më shumë

Thaçi: Do të zgjidhem president i vendit

Prej tvteuta09:39, 13 Janar 2016

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në emisionin Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se do ta respektojë në tërësi marrëveshjen në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kjo marrëveshje parasheh që me afatin ligjor të përcaktuar me Kushtetutë të zgjidhet presidenti i ri, dhe sipas marrëveshjes politike, unë do të jem president”, tha ai.


“Ende nuk është përcaktuar data se kur do të bëhet votimi, mirëpo më së largu në përfundim të marsit do të bëhet votimi për president”, ka sqaruar ai.
Thaçi tha me tej se institucionit të presidentit do t’i jap një dinamikë të re, një profil të ri dhe legjitimitet.
“Do të punoj me përkushtim dhe do të jem sa më afër qytetarit. Do të jem në rolin e presidentit pranë qytetarit, e nuk do të mbyllem në zyre”.

  • 1

    Radio