Sociale Më shumë

Thaçi shpallet qytetar nderi i Shkodrës

Prej tvteuta11:10, 5 Tetor 2016

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur “Qytetar Nderi” i Shkodrës.Me këtë çmim ai u nderua në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri me motivacionin për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës rolin negociator në procesin integrues dhe si faktor stabiliteti.

Gjatë qëndrimit në këtë qytet shqiptar ai vizitoi edhe fototekën “Marubi”, ku u njoh me trashëgiminë e fotografisë shqiptare.Vizitën në Shkodër, Presidenti i Kosovës e mbylli me vendosjen e kurorave me lule pranë bustit të  shënjtores “Nënë Tereza”, patriotit “Luigj Gurakuqi” dhe “Isa Boletini”. Para ceremonisë bashkiake për dhënien e titullit “Qytetar nderi i Shkodrës”, Thaçi dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, kanë mbajtur edhe një takim të përbashkët, ku kanë diskutuar për thëllimin e bashkëpunimit të Shkodrës me komunat e Kosovës.

  • 1

    Radio