Thaçi jep dorëheqjen nga PDK

Prej tvteuta16:14, 1 Mars 2016

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në qeveri dhe nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës.Në letrën e tij të dorëheqjes, Thaçi ka shkruar se, e bën atë në funksion të respektimit të Kushtetutës së Kosovës, pasi – sipas nenit 88 të saj, – Presidenti nuk mund të ushtrojë më asnjë funksion publik apo partiak.Dorëheqjen e tij, Thaçi ia ka paraqitur kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministrit Isa Mustafa, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Partisë Demokratike të Kosovës.Menjëherë pas paraqitjes së dorëheqjes nga të gjitha funksionet e tij, kryeministri Isa Mustafa, përmes një vendimi e ka pranuar dhe miratuar atë, duke e liruar kështu nga detyra e zëvendëskryeministrit të parë dhe nga ajo e ministrit të Punëve të Jashtme.

  • 1

    Radio