Aktuale Më shumë

Termocentrali Plevlja: Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e bllokut të ri

Prej tvteuta15:19, 29 Shtator 2016

Kontrata për ndërtimin e bllokut të dytë të termocentralit Pljevlja, me vlerë 324 milionë euro, u nënshkrua sot nga Drejtori Ekzekutiv i Elektroekonomisë së Malit të Zi, Tonino Maljo, përfaqësuesi i Bordit i Drejtorëve të Shkoda Praha, Martin Pohlodek dhe Kryetari i Bordit të Drejtorëve të po kësaj kompanie, Peter Bodnar.

Ministri i Ekonomisë, Vlladimir Kavariq, tha se ndërtimi i bllokut të dytë të termcentralit do të mundësojë që Mali i Zi të mos varet nga importi i energjisë elektrike, dhe se prodhimi i saj  nuk do të varet më nga kushtet e motit. Ai tha se në këtë mënyrë mundësohet “furnizimi i sigurt i nevojave gjithnjë e në rritje të ekonomisë për energji”  Tonino Maljo, drejtori ekzekutiv i Elektroekonomisë,   pas nënshkrimit të kontratës  tha se ndërtimi i bllokut të ri do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të Pljevljës dhe shpreson se të gjitha detyrimet e kontratës do të zbatohen sipas planit.

Peter Bodnar nga Shkoda Praha, e cila është investitore në projekt, tha se nënshkrimi i sotëm është rezulat i më shumë se 1000 orëve punë, dhe se kjo kompani ofron zgjidhje europiane me çmime të arsyeshme.

  • 1

    Radio