Termocentrali Plevlja jashtë funksionit. Defekti pritet të riparohet deri në mbrëmje
Prej tvteuta27 September 2022

Për shkak të një defekti në sistemin e kaldajave, termocentrali i Pljevljes nuk prodhon energji elektrike që nga e diela, ndërsa energjia elektrike që mungon është duke u siguruar nga inporti. Që nga fillimi i vitit termocentrali ka prodhuar 967 gigavat orë ose tre për qind më shumë se plani për nëntë muajt e parë dhe pavarësisht besueshmërisë së lartë, ndodhin ndërprerje të herëpashershme. Megjithatë, nga termocentrali presin që problemi të zgjidhet shpejt. “Numri mesatar i ndërprerjeve të termocentralit në vit është gjashtë deri në shtatë ndërprerje. Ndonjëherë ndodh që termocentrali punon për gjysmë viti pa ndërprerje. Nga kjo, edhe 70 deri në 80 për qind e tyre ndodhin për shkak të mosfunksionimit të sistemin e kaldajave. ”, thonë nga ky central. Defekti pritet që të riparohet deri sot në mbrëmje.