Rajoni/Bota Më shumë

Tërmet në Greqi me manjitudë 5.8 në Kretë, nuk ka dëme

Prej tvteuta15:14, 3 Shtator 2022

Një tërmet me manjitudë 5.8 ka goditur greqinë mëngjeisn e të shtunës, tha qendra sizmiologjike evropiane EMSC. Sipas saj, epiqendra e tërmetit ishte në Kretë, 2 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Mediat greke ndërkohë, flasin për dridhje të tokës me manjitudë 5.2 dhe konfirmojnë se nuk janë regjistruar persona të lënduar dhe as dëmtime të strukturave. Tërmeti, sipas mediave, u regjistrua në orën 7.13 minuta të mëngjesit dhe epiqendra ishte në det, 30 kilometra në jug lindje të qytetit Zakros, në prefekturën Lasithi. Ndërkohë, tërmeti u ndje në shumë zona të kretës lindore, por edhe në kryeqytetin e ishullit, Iraklio.

  • 1

    Radio