Aktuale Më shumë

Tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter në Shqipëri është ndjerë edhe në Ulqin

Prej tvteuta09:26, 14 Janar 2023

Sektori i sizmologjisë i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë regjistroi në orën 05:08 një tërmet me fuqi mesatare, me epiqendër 23 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Fuqia e tërmetit në pikën qendrore ishte 3.7 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej tetë kilometrash.

Tërmeti, siç njofton Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, nuk ka mundur të shkaktojë dëme materiale në zonën epiqendrore.

Tërmeti është ndjerë edhe në Ulqin.

  • 1

    Radio