Ekonomi

Aktuale Më shumë

Tërhiqet padia në rastin “K1”

Prej tvteuta15 June 2016

Gjykata ekonomike ka tërhequr padinë e “Atlas Bankës” ndaj Komunës së Ulqinit, në rastin e njohur si “K1”, sipas së cilës kjo e fundit duhet ti paguajë si dëmshpërblim kësaj banke 10.5 milionë euro. Gjykatësja Borjanka Zogoviq e tërhoqi padinë pasi në seancën gjygjësore nuk ishin prezent avokatët e asnjërës palë. Tërheqja e padisë gjithsesi nuk i jep fund çështjes, pasi Atlas Banka ka mundësi apeli dhe rikthimin e çështjes përsëri në gjykatë.