Ter Stegen bëhët “njeri merimangë”, thyen rekord në La Liga
Prej tvteuta24 October 2022
Marc Andre Ter Stegen po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga me ekipin e Barcelonës. Ter Stegen u bë portieri i parë në historinë e La Ligës që ka arritur të mbaj nëntë herë portën e pa prekur në 11 ndeshjet e para të tij brenda një sezoni. Portieri gjerman është mposhtur vetëm në dy ndeshje. Isak i Real Sociedad e kishte mposhtur gjithashtu edhe Karim Beznema, Fede Valverde e Rodrygo që shënuan në El Clasico. Deri më tani, Ter Stegen ka bërë 23 pritje, 17 prej tyre ishin brenda zonës. Vetë, tre portierë kanë bërë diçka të krahasushme: Jan Oblak (2020/21), Claudio Bravo (2014/15) dhe Victor Valdes (2011/12) por të tre këta ishin mposhtur në 11 ndeshjet e tyre të para. Veç kësaj, Ter Stegen mbetet akoma i pa mposhtur në stadiumin “ Spotify Camp Nou” në La Liga në edicionin 2022/23