Slider

Aktuale Më shumë

Tenderi përfundoi, ilaçet në spitale dhe farmaci javën e ardhshme

Prej tvteuta3 October 2022

Ministri i Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq, ka bërë të ditur se tenderi për prokurimin e barnave ka përfunduar sot dhe ka paralajmëruar se spitalet, barnatoret dhe të gjitha institucionet shëndetësore do të furnizohen me kapacitet të plotë deri në javën e ardhshme. “Gjërat tashmë po kthehen ngadalë në normalitet. Kemi një problem që nuk lidhet me ribalancimin, me mungesën e fondeve, por me tendencat e përgjithshme në nivel evropian dhe botëror. Kriza ka krijuar shumë probleme”, shpjegoi ministri. Ai tha se kanë bërë të pamundurën për të siguruar barna, veçanërisht për pacientët më të sëmurë: “Ka pasur një moment ndalimi, por nuk pati ndërprerje dramatike. Shqekiq po ashtu pohon se ribalancimi i buxhetit për vitin 2022 nuk i ndali projektet e paralajmëruara.