Aktuale Më shumë

“Të zbllokohen sa më shpejt institucionet e sistemit”

Prej tvteuta09:44, 1 Nëntor 2022

Është e nevojshme të zhbllokohen sa më shpejt institucionet e sistemit dhe të zgjedhen anëtarët e Gjyqit Kushtetues, në mënyrë që proceset e rregullta politike në Mal të Zi, të ecin pa probleme, konstatuankryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ambasadorët e vendeve anëtare të Kuintit dhe shefja e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi. Kryeministri, diskutoi me ambasadorët e Quintit, dhe të BE-së për mënyrën e tejkalimit të krizës, duke iu referuar zgjedhjeve vendore të mbajtura kohë më parë dhe zhvillimeve të ardhshme politike në vend.

Ata, folën edhe për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, pritshmëritë dhe nevojën për afrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në të cilin kryeministri, Abazoviq, do të përfaqësojë vendin tonë. “Mali i Zi mbetet një partner i besueshëm i fokusuar 100% në vlerat euroatlantike mbi të cilat mbështetet demokracia dhe bota moderne”, theksoi kreu i Qeverisë. Në takimin punues, morën pjesë Xhudi Reisnig Ranke, Ambasadore e SHBA, Karen Maddoks, Ambasadore e Britanisë së Madhe, Johann Uhrès, Zëvendës Ambasador i Francës, Peter Felten, Ambasador i Gjermanisë dhe Andreana Marcela, Ambasadore e Italisë në Mal të Zi, Kristina Oana Popa, Shefe e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, si dhe Gjorgje Radulloviq, Këshilltar i Kryeministrit për Politikë të Jashtme.

  • 1

    Radio