Politikë Më shumë

Të ruhet rruga e qëndrueshme drejt BE-së, pavarësisht zhvillimeve politike

Prej tvteuta10:21, 6 Shtator 2022

Mali i Zi, pavarësisht nga ngjarjet në skenën politike, duhet të mbajë një rrugë të qëndrueshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), tha ambasadorja e sapoemëruar e Italisë në Podgoricë, Andreana Marçela. Siç njofton Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, Marçela, në takim me ministren për Çështjet Evropiane, Jovana Maroviq, ka thënë se Mali i Zi, ende është lider në procesin e negociatave. Ajo tha se Italia dëshiron që Mali i Zi të bëhet një anëtar i ri i BE-së.
Nga takimi u njoftua se Mali i Zi, duhet të intensifikojë reformat që çojnë drejt anëtarësimit në BE dhe se në këtë rrugë mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Italisë.

Maroviq, falënderoi për mbështetjen konkrete dhe të vazhdueshme që Italia i jep procesit të integrimit të Malit të Zi në BE.

  • 1

    Radio