Të ruajmë të rinjtë nga izolimi shoqëror dhe droga
Prej tvteuta17:46, 27 Maj 2016
Në Hotel Otrant është mbajtur seminari me temë “Identifikimi dhe ofrimi I shërbimit të të rinjve të cilët janë të rrezikuar nga izolimi në shoqëri” ,të organizuar nga organizata malazese joqeveritare “Juventas”,me qellim mbeshtetjen e të rinjve nga izolimi shoqëror dhe rënia në grackën e drogës .Në kuadër të kësaj teme,duke bërë analizën e rregullave ligjore është e rëndësishme që të bëhet identifikimi se cilat organe institucionale dhe jo intitucionale, ofrojnë shërbime dhe mbështetje të cilat sipas ligjit dhe rregullave të përgjithshme të tjera ligjore janë kompetentë të ofrojnë sherbime e mbështetje të të rinjve në rrezik,duke u bazuar në grupe konkrete të të rinjve në rrezik dhe gjendjes së tyre të izoluar.Në këtë seminar ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme për të rinjtë që operojnë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.