Sociale Më shumë

Të rinjtë italianë dhurojnë 1300 euro për qendrën ditore “Sirena”

Prej tvteuta14:07, 28 Prill 2016

40 të rinjë nga shoqata italiane “Rrjeti i projektit për paqe” vizituan qendrën ditore “Sirena”në Ulqin, ku edhe dhuruan donacionin e tyre me vlerë prej 1300 euro.  Dom Gabriel Grabanica është përsoni i cili lidhi konkatet me shoqatën Italiane, ai për Televizionin Teuta shprehet se është i kënaqur që ka arritur sadopak tu vijë në ndihmë fëmijëve të qendrës ditore “Sirena”.

Kryetari i kësaj shoqate Marko Provenzale deklaroi për Televizionin Teuta se Shoqata “Rrjeti i projektit për paqe” është shoqatë Italiane e cila ështe themeluar 20 vite më parë, në periudhen e luftës në Bosnje. Bashkëpunimi i munguar me Malin e Zi fillon tani dhe do te vazhdojë edhe në të ardhmen.

Drejtori i qendrës ditore “Sirena” Bilal Alaj e vlerëson këtë gjest human të të rinjëve, gjithashtu shpreh falenderimin e tij ndaj Dom Gabriel Grabanicës i cili e bëri të mundur këtë donacion për qendrën e tyre.

Gjatë qëndrimit të tyre në qendrën ditore “Sirena” të rinjtë u njoftuan me afër me  ambientet si dhe me zhvillimin e punës në këte qendër. Disa minuta të kaluara së bashku me fëmijet e kësaj qendre duket se solli buzëqeshje dhe ngrohtësi në fytyrat e të gjithëve. Shoqata Italiane gjithashtu lidhi bashkëpunim me gjimanzin publik të Ulqinit.

  • 1

    Radio