Të respektohet vendimi i Kuvendit
Prej tvteuta26 January 2016
Kuvendi , si institucion demokratik në Mal të Zi , do të deklarohet për votëbesimin Qeverisë dhe të gjithë duhet ta respektojnë këtë vendim , ka theksuar raportuesi i Parlamentit evropianë për Malin e Zi ,Çarlls Tanok. Ai ka theksuar se gjithnjë është i shqetësuar për shkak të polarizimeve politike , në veçanti për shkak të bojkotimit të Parlamentit nga një pjesë e opozitës. Ai konsideron se dialogu është i mirëseardhur , duke pasur para sysh ndarjet në Parlament. Tanok konsideron se është e qartë se Mali i Zi ,kur është fjala për asocimin me UE ka bërë progres të madh . Mali i Zi është shtet i cili më se tepërmi ka përparuar në kuptimin e plotësimit të kriteriumeve dhe ka hapur 22 prej 35 kapitujve . Mali i Zi përkohësisht i ka mbyllur dy kapituj gjë që vetvetiu nuk është shifër e madhe, por paraqet sukses , ka vlerësuar Tanok.