Sociale Më shumë

Të premten program fetar me rastin kthimit të pronës së Valdanosit

Prej tvteuta13:28, 23 Qershor 2021

Të premten më 25 qershor, në ora 19.00 në xhaminë e Pinjeshit, Bashkësia Islame në Mal të Zi dhe Mexhlisi i Bashkësisë Islame në Ulqin organizon program fetar me rastin e vendimit të kuvendit të Malit të Zi për kthimin e pronave të ullishtës së Valdanosit. Programi përmban ligjerata, lexim Kur’ani, selavate dhe mevlud, për Televizionin Teuta njofton Ali Bardhi, kryeimam i Bashkësisë Islame të Ulqinit. Ai apelon tek besimtarët që të respektojnë masat, të mbajnë distancën dhe maskën.

  • 1

    Radio