Aktuale Më shumë

Të përkushtuar për decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes lokale

Prej tvteuta14:30, 5 Tetor 2022

Ministria e Administratës Publike është plotësisht e përkushtuar në procesin e decentralizimit dhe fuqizimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Mal të Zi, tha ministri Marash Dukaj gjatë vizitës së tij në Cetinë, ku u takua me kryetarin e komunës Nikolla Gjurashkoviq.

Me atë rast, Dukaj dhe Gjurashkoviq diskutuan për projektet aktuale, si dhe planet e ardhshme në fushën e reformës së administratës publike me fokus në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

“Ne ndërmarrim aktivitete që kanë për qëllim përmirësimin e funksionimit dhe qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes lokale, me qëllim të ofrimit efikas të shërbimeve për qytetarët, si dhe thellimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjen e problemeve që rëndojnë punën e vetëqeverisjes lokale”, tha Dukaj.

“Ne përpiqemi të përmirësojmë kushtet e punës së punonjësve tanë dhe qëllimi i të gjitha aktiviteteve të administratës dhe shërbimeve lokale është të kontribuojmë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së qytetarëve të Cetinës, në koordinim me të gjitha organet dhe institucionet e tjera. “, theksoi Gjurashkoviq.

  • 1

    Radio