Sociale Më shumë

“Të pastrojmë Malin e Zi për 7 ditë”

Prej tvteuta13:34, 20 Maj 2016

Komuna e Ulqinit i është bashkuar aksionit “Të pastrojmë Malin e Zi për 7 ditë”, aksion ky i cili organizohet nga ADP Zid i Podgoricës. Këtij aksioni të pastrimit i janë bashkangjitur  të gjitha komunat e Malit të Zi nën përkrahjen e Ministrisë së turizmit dhe zhvillimit te qendrueshem.  Përkundër motit të paqëndrueshëm  për dallim nga disa komuna të tjera të cilat këtë aksion e kanë shtyrë për javën e ardhëshme, Komuna e Ulqinit e realizoj atë gjatë paraditës së 20 majit.

Lokacionet e pastrimit kanë filluar nga oborret e kopshteve, nga më të vegjlit,  duke vazhduar në pikat më të frekuentuara dhe më problematike  të qytetit, sic jane  Kalaja, shetitorja në Ranë, Pylli I pishave, si dhe hapësira rreth ish-Hotelit “Galeb”,Rruga e Kripores, Shtoji, Mëhalla e re, Rruga për Valdanos dhe në hapsirat e institucioneve shkollore.

Në këtë aksion morën pjesë rreth 100 nxënës, si dhe perfaqesues te institucioneve.

Entuziazmi dhe përgjigja pozitive e një numri të madh të cilët morën pjesë në këtë aksion dëshmon se në e duam Ulqinin e pastër,prandaj le të kujdesemi gjithmonë për të  jo vetëm për 7 ditë të aksionit.

  • 1

    Radio